Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka thënë se do t’ia falte të gjitha paratë e kontrabandës, Dritan Abazoviçit nëse vërtetohet vetëm një cent.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e ka akuzuar Gjukanoviçin si mbrojtës të kontrabandës së cigareve.
Por Gjukanoviç thotë se nëse vërtetohet një gjë e tillë atëherë do të largohet nga jeta politike.
“Kur për herë të parë gjejnë një cent para të fshehura në bankat vendase apo të huaja, mesazhi im është – ia jap Dritan Abazoviqit”, tha Gjukanoviq, të martën.
Gjukanoviq ka iniciuar në gusht peticion kundër Abazoviqit, diçka që kishe sukses – Abazoviq u rrëzua, por vazhdon ta ushtrojë pozitën e kryeministrit.
Ai u shkarkua pasi më 3 gusht e nënshkroi një marrëveshjes sekrete me Kishën Ortodokse Serbe, diçka që Gjukanoviç ishte kundër. /Express