<!– wp:paragraph –>

Po shoh asociacione e insinuata ndaj ambasadores amerikane Juri Kim sikur ajo feston për Alqi Bllakon. Një turp i gjithanshëm i papajtueshëm me kodin e mikpritjes shqiptare, një idiotësi alogjike nga pikëpamja politike.

<!– /wp:paragraph –>
<!– wp:paragraph –>

Zonja Kim është përfaqësuese e SHBA dhe e Presidentit Biden, përfaqësuese e atij vendi që na ka ruajtur nga copëtimi i mëtejshëm, atij kombi që na ka futur në NATO dhe mbi të gjitha Amerikës që çliroi Kosovën që ëndrrën e bëri realitet, të pamundurën të mundur.

<!– /wp:paragraph –>
<!– wp:paragraph –>

Pak herë për arsye institucionale e kam takuar zonjën Kim por një gjë mund të thuhet pa ndoshta e sikur ajo është përveçse përfaqësuese e shtetit më demokratik të Botes edhe mike e madhe e Shqipërisë e demokracisë, stabilitetit dhe integrimit të saj.

<!– /wp:paragraph –>
<!– wp:paragraph –>

Partia Demokratike dhe pjesët e saj nuk duhet dhe nuk mundet të bien në antiamerikanizëm mejhanash, në folklor vetëvrasës nga këndvështrimi politik dhe gjeostrategjik.

<!– /wp:paragraph –>
<!– wp:paragraph –>

Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut thotë kanuni ynë, karta e identitetit europian të shqiptarëve nuk na mëson këtë!

<!– /wp:paragraph –>
<!– wp:paragraph –>

Ndërsa ne, ndonjë prej nesh ndërsen sejmenët e vet kundër saj sepse terezinë i ka prishur më të vërtetat që vendi i saj thotë. Kjo është e turpshme, kjo është e pamoralshme. Unë jam me origjinë nga Mbishkodra dhe jam i nderuar që ato tradita impresionojnë.

<!– /wp:paragraph –>
<!– wp:paragraph –>

Të duash muzikën, artin, kuzhinën qoftë edhe pijet e Shqipërisë kjo është vetëm formë dashurie, promovimi dhe respekti ndaj Republikës sonë.

<!– /wp:paragraph –>
<!– wp:paragraph –>

Agresioni mediatik ndaj pohimeve të tilla është thjesht hall. Juri Kim meriton respekt, shumë madje po kaq edhe Amerika, tejet e dashur për shqiptaret.

<!– /wp:paragraph –>
<!– wp:paragraph –>

Shoh shumë ambasadorë që pahijshëm sillen si kurtizanë ndaj qeverisë edhe në nivel fizik, sikur të jenë drejtor i ndonjë instituti që kërkon projekte por jo Zonjën Kim.

<!– /wp:paragraph –>
<!– wp:paragraph –>

Dinjiteti i Amerikës në këtë rast përputhet me personin. Sa nder do ti bënin Shqipërisë të heshtnin kur u vjen të shajnë.

<!– /wp:paragraph –>