Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë takimit me kryetarët e degëve është shprehur se këto zgjedhje nuk do të bojkotohen.
Ai ka shtuar se Tirana do të jenë bashkia kryesore ku ata do të punojnë fortë për ta marrë në dorë.
“Do të përgatisim strukturat tona. Nuk bojkotojmë zgjedhjet, do përgatisim të gjithë anëtarësinë tonë për të kthyer votën te shqiptarët. Ne e duam këtë vend. Ne besojmë të potenciali i tij i jashtëzakonshëm. Nuk pajtohemi me varfërimin, nuk pajtohemi me shndërrimin e Shqipërisë në një shtet mafioz. Kam besim të madh te ju, kam besim të plotë të anëtarësia e PD-së. Tirana të marrë rolin kryesor në betejën e kësaj qeverie”, tha Berisha.