-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Pedagogët e kanë rrogën më të ulët se një shofer

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një takimi me kryetarët e degëve ka reaguar dhe për protestën e pedagogëve.
Ai u shpreh se një pedagog e ka rrogën shumë herë më të ulët se një shofer i Fondit të Zhvillimit.

Dua tu qartësoj pak për protestën e universiteteve. Protesta e universiteteve është e një rëndësie jetike për kombin. Se ku është gjendja e universiteteve sot unë dua të jap një shembull.

Një shofer në Fondin Shqiptar të Zhvillimit merr një rrogë 4 herë më të madhe se sa një lektor në universitetet tona. A ka qëndrim më përçmues ndaj elitës së kombit se sa ky.

Çdo pedagogu universiteti i leverdis të jetë shofer i cili merr fiks katërfishin e pedagogut. Mora këtë aspekt. Janë pedagogë të Universitetit të Prishtinës, marrin dyfishin me ata të Universitetit të Tiranës.

Gjendja e kërkimit shkencor është e paimagjinueshme. Ka qenë më mirë në diktaturën e Enver Hoxhës. Jam dëshmitar vetë. Në diktaturë bëja projekt për një kërkim shkencor. Projektin tim e miratonte vetëm zv.dekani,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit