Dhoma e Tregtisë zhvilloi sot një tryezë për paketën fiskale 2023 duke i kërkuar qeverisë që të dëgjojë shqetësimet e tyre.
Kreu Nikolin Jaka tha se paketa e re fiskale është e pamjaftueshme dhe është e fokusuar në penalitete e gjoba. Më tej shtoi se ekonomia ka nevojë për ndërhyrje radikale.
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi ngriti një tjetër shqetësim. “Me kamxhik do të paguajnë vetëm ato që po paguajnë. Por do të vijë momenti që nuk do të kemi më prodhim”.
Kryetari i shoqatës së ndërtuesve Luigj Aleksi tha se sektorin po e “mbysin” taksat dhe në fund është qytetari që paguan kostot.
“Janë tre taksa, 3%, e dherave, e infrastrukturës. Taksa e infrastrukturës i shkon bashkisë.
Këto taksa e rrisin 35-40% atë që ndërtuesi artificialisht ia jep si taksë, dhe sigurisht që çmimi i shitjes rritet. Në fund paguajnë qytetarët e shkretë” tha ai.