-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nuk ka më garë, biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në një lidhje direkte me tryezëne departamentit të Sipërmarrjes, Biznesit dhe Inovacionit.

Berisha është shprehur se që nga viti 2013 deri më sot në Shqipëri nuk është instaluar me garë të lirë pasi biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë.

“Nga viti 2013 gjer sot në Shqipëri nuk është instaluar me garë të lirë, theksoj, me garë të lirë nuk është instaluar asnjë biznes i madh serioz, ndërkombëtar. Ato biznese që kanë ardhur, kanë ardhur me praktika të prokurimeve direkte dhe pa garë, praktika që Shqipëria do ti arkivojë në mënyrë përfundimtare si praktika korruptive.Ndaj dhe do të bëjmë gjithçka për sigurinë ligjore, për garën e hapur për bizneset në vend.” tha Berisha.

Gjithashtu ish-kryeministri akuzoi Ramën duke thënë se po keqpërdor nismën ‘Shqipëria 1 Euro’, pasi nga gara ndërkombëtare e hapur ai e ka kthyer ai e ka shndërruar atë në një privilegj që personalisht kryeministri ja dhuron atyre që e shpërblejnë më shumë.

“Sot Edi Rama keqpërdoron në mënyrën më korruptive nismën ‘Shqipëria 1 Euro’, pasi nga gara ndërkombëtare e hapur ai e ka kthyer ai e ka shndërruar atë në një privilegj që personalisht kryeministri ja dhuron atyre që e shpërblejnë më shumë.

Në këtë kontekst jo vetëm që nuk inkurajohen investimet e mëdha serioze, por krijohet një klientelë e rrezikshme, një klientelë politike ekonomike e rrezikshme për vendin, biznesin dhe demokracinë e tij.” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit