-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bojkot në universitete! Sindikata: Nesër protestë kombëtare

Kryesoret

Në ditën e tretë të bojkotit, Sindikata e Pedagogëve njofton se nesër do të zhvillohet një protestë kombëtare. Në pjesën më të madhe të universiteteve rezistenca vazhdon, duke përjashtuar Vlorën dhe disa fakultete.

Nga ora 10-12:00 cdo ditë prej nisjes së vitit të ri akademik ka bojkot, ndërsa nesër rezistenca do të jetë më me madhe. Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se nuk do të ketë asnjë rritje pagash duke i injoruar. “Rama është i prerë, por edhe ne jemi të prerë në kërkesat tona” tha njëri prej pedagogëve.

Cilat janë kërkesat?

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit