Qeveria po bëhet gati për të miratuar një ligj që do të ndalojë rritjen e çmimit të druve të zjarrit. Në javët e fundit, çmimet janë rritur ndjeshëm. Edi Rama tha sot se po i del përballë këtij abuzimi duke vendosur që çmimi të jetë i njëjtë me vitin e kaluar.
“Nuk do i lëmë të rrisin drutë e zjarrit. Kanë filluar të shfaqen me dyfish çmimi. Cfarë lidhje ka? Nuk e di. Vendimi i qeverisë do të jetë, që drutë do të shiten me çmimin e para luftës dhe këtu bashkitë kanë rolin e tyre. Por bëjnë ca kontrata të çuditshme” tha Rama.