-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del plani i masave për kursimin e energjisë: Kondicioneri do mbahet me gradë të përcaktuar, në institucione dhe rrugë do të…

Kryesoret

Kriza energjetike ka detyruar qeverinë shqiptare që të marrë një sërë masash, me qëllim kursimin e energjisë elektrike. Në aktin normativ të qeverisë parashikohen masa për klientë familjare dhe jo familjare, por edhe për institucionet shtetërore.

Ambientet e jashtme të institucioneve publike, rrugët ndërqytetëse kryesore dhe dytësore, objektet e kulturës, monumentet dhe shatërvanët do të jenë në errësirë çdo ditë pas orës 22:00

Po ashtu për klientët jo familjarë, një masë tjetër është edhe gradimi i kondicionerit. Gjatë verës, kondicioneri nuk duhet të gradohet në temperaturë më të ulët se 27 gradë Celsius. Ndërsa gjatë dimrit nuk duhet të jetë më i lartë se 21 gradë.

Dokumenti detyron klientët buxhetorë të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike të godinave të tyre, në masën 15%. Krahasuar kjo me muajin përkatës të një viti më parë, ndërsa në të kundërt do të gjobiten:

“Mosarritja e përsëritur në dy muaj e masës së kursimit të energjisë nga institucioni, shoqëria apo ndërmarrja konsiderohet shkelje administrative. Si e tillë dënohet me gjobë, në masën 50 000 lekë. Masa administrative i vendoset titullarit të institucionit, administratorit të shoqërisë apo ndërmarrjes, që ka përgjegjësi administrimi pronën përkatëse”.

PËR KLIENTËT FAMILJARE

  1. Agjencia për Eficencën e Energjisë financon projektet për instalimin e paneleve diellore, për ngrohjen e ujit sanitar për klientët familjare. Financimi përfshin jo me shume se 70% te vlerës se impiantit dhe kostos se instalimit.

Financimi i masës mbështetëse behet vetëm nga te ardhurat per shërbime ndaj te tretëve, te arkëtuara nga agjencia gjate vitit buxhetor. Fondet e pashfrytezuara per kete qellim mbarten ne vitin pasardhës.

  1. Agjencia për Eficencën e Energjisë publikon ne fazën e pare te procesit subjektet, qe kane shfaqur interes për ofrimin e shërbimit te shitjes dhe te instalimit te paneleve diellore per ngrohjen e ujit te ngrohte.
  2. Agjencia për Eficencen e Energjisë ne fazen e dyte realizon nje procedure te thjeshtuar per përfitimin e financimit nga klientët familjare. Përzgjedhja e klientëve familjare behet duke marre per baze kohen e aplikimit.
  3. Instalimi i paneleve diellore monitorohet nga Task-Forca e Energjisë.
  4. Agjencia per Eficencën e Energjisë shpall ne faqen e internetit rregullat dhe procedurat e detajuara per përfitimin e financimit.
  5. Rregullat, procedurat dhe metodologjia per subjektet dhe klientët familjare, objekt te kësaj mase mbështetëse, përcaktohen me udhëzim te ministrit përgjegjës per energjinë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit