-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është biznesi që shpërtheu në Bllok, flasin banorët, autorit ishte me kapuç

Kryesoret

Një shpërthim me eksploziv tronditi Tiranën në mesnatë. Ngjarja ndodhi në zemër të kryeqytetit, në Bllok.

Në shënjestër ishte një dyqan kozmetik në rrugën “Sami Frashëri” në pronësi të Enisa Pirollit.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.

Në pyetje është marrë Enisa Piroli që kishte me qira dyqanin kozmetik “Divine by Nisa”.

Paraprakisht nga grupi hetimor mësohet se kamerat kanë arritur që të fiksojnë autorin, i cili ka qenë i maskuar me kapuç dhe se është larguar me një makinë tip Golf, ngjyrë të zezë.

Banorët e pallatit dhe zonës janë tronditur nga shpërthimi duke dalë me shpejtësi jashtë në mesnatë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit