Pasi instagram i fshiu fotot nudo, Britney Spears ka gjetur një tjetër mënyrë për të ekspozuar trupin e saj.
Kësaj radhe këngëtarja ka zgjedhur rrjetin social Twitter për të ndarë një tjetër foto nudo, të realizuar në shtrat, dhe mbuluar pjesët intime me emoji.
“Kam një premierë për një film këtë javë “AKTI LEGJISLATIV PËR VAGINËN TIME” !!!!” ajo shkroi në Twitter së bashku me foton nudo.

Fotoja e fundit e Spears vjen dy muaj pasi ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline tha se djemtë e tyre, Jayden dhe Preston, zgjodhën “të mos e shohin atë” për shkak të prirjes së saj për nudo.
Federline, i cili ishte i martuar me Spears nga viti 2004 deri në 2006, shtoi se ai “nuk mund ta imagjinojë se si ndihet të jesh një adoleshent që duhet të shkojë në shkollë të mesme” kur nëna e tyre poston foto nudo.