Irani ka premtuar se do t’i sigurojë Rusisë raketa për përdorim tokësor dhe ajrore, përveç dronëve, kanë thënë zyrtarë nga vendi i Lindjes së Mesme.
Furnizimi me dronë ka zemëruar Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore të cilat po mbështesin Ukrainën në konfliktin në lindje të kontinentit të vjetër.
Armët iraniane mund të ofrojnë një nxitje të rëndësishme për përpjekjet e Rusisë për luftë kundër Ukrainës, por sundimtarët e Iranit do të duhet të përballen me presionin ndërkombëtar në rritje për aleancën e tyre ushtarake me Moskën.