-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jemi agjentë”! Zhvatën të huajt në Forex, tre të arrestuar në Tiranë

Kryesoret

Tre persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit “Last call”. Administratori i një “call center”-i dhe 2 punonjës (operatorë) janë arrestuar me akuzën e mashtrimit të të huajve duke u prezantuar si agjentë për të investuar në bursa fiktive.

Shpallet në kërkim pronari i subjektit të paregjistruar në organet tatimore. Sekuestrohen 4 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të të huajve që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Të arrestuarit janë;

– D. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center;

– E. Ll., 28 vjeç dhe E. A., 23 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

U shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se D. T. administronte një subjekt privat call center, me pronar A. T., në zonën e ish-Parkut.

Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuar si operatorë E. Ll. dhe E. A., të cilët, së bashku me administratorin, telefononin të huaj dhe u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit