-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kroacia kritikon Serbinë: Shpërbleni shtetet që nuk njohin Kosovën

Kryesoret

Deputeti i Parlamentit Evropian, kroati Karlo Ressler kritikoi ashpër Serbinë për regjimin e vizave në seancën plenare në Strasburg, i cili po shkakton një rritje dramatike të migrantëve të paligjshëm në të ashtuquajturën rrugë ballkanike nga vendet nga të cilat nuk kishte më parë, si Burundi, India dhe Kuba.

Lufta në Ukrainë shkaktoi lëvizjen më të madhe të personave të zhvendosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Eurodeputeti Ressler mori pjesë në debatin plenar të Parlamentit Evropian në lidhje me ndikimin e pushtimit ushtarak rus të Ukrainës në flukset migratore drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se situata është e keqe dhe rrezikon të bëhet jashtëzakonisht malinje, kryesisht për shkak të veprimeve të Serbisë.

Me keqpërdorimin e paskrupullt të regjimit të vizave, Serbia shpërblen shtetet që nuk e njohin Kosovën dhe në këtë mënyrë u mundëson migrantëve nga vendet nga të cilat nuk ka pasur fluks të konsiderueshëm migrimi të shfaqen në kufijtë evropianë posa të bie terri.

Krijimi i presionit migrator në kufijtë kombëtarë dhe evropianë hap edhe një herë një çështje themelore – çështjen e orientimit civilizues të Serbisë.

Nëse vazhdohet kështu, çmimin më të madh për këtë politikë të pasinqertë dhe anti-evropiane të qeverisë do ta paguajnë fatkeqësisht qytetarët e Serbisë.

Sidomos kur bëhet fjalë për një regjim që edhe sot e gjen modelin e tij në Rusi dhe te marrëdhëniet e privilegjuara politike dhe energjetike me Moskën”, tha përfaqësuesi kroat i Parlamentit Evropian, Karlo Ressler.

Ditë më parë, komisionarja për Punë të Brendshme e bllokut evropian, Ylva Johanson, tha se nuk përjashtohet mundësia që Bashkimi Evropian të pezullojë liberalizimin e vizave për Serbinë. /Klankosova.tv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit