-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kur do jenë protestat? Berisha: Kemi tjetër fokus

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një takim me kryetar e degëve është shprehur në lidhje me protesta, të cilat duhet të mbaheshin në fillim të vjeshtës.

Berisha ka treguar se tashmë fokusi i demokratëve janë primaret dhe zgjedhjet bashkiake, më pas do të organizojnë protestat.

Të gjithë me siguri ju pyesin për protestat, thonë ku i keni protestat. Kemi fokusin në zbatimin e primareve në zgjedhjen e kandidatëve dhe këshilltarëve në mënyrë që zotimin tonë ta shndërrojmë në realitet. Me bindjen më të thellë, ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Vota u përjashtua nga partitë dhe nga shoqëria, ndaj dhe rikthimi i saj është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Kështu që ndjehemi bashkërisht të lehtësuar që kjo parti nga dhjetori deri më sot, ka votuar më shumë se kurrë. Kemi bërë shumë mirë dhe nuk do të reshtim me përpjekjet për të konsioliduar votat në vijim,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit