-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lotar Mateus kthen në Argjentinë fanellën legjendare të Maradonës, që ia dhuroi në finalen e Botërorit 86’-s!

Kryesoret

Diego Maradona është konsideruar gjithmonë si një nga futbollistët më të mirë në histori, por në kohën e vdekjes së tij ai u bë një legjendë. Çdo gol, aksion solidariteti apo titull i marrë ishte edhe më i madh pas 25 nëntorit 2020.

Arritja më e madhe e tij është padyshim fitimi i Kupës së Botës. Në finalen e Kupës së Botës 1986 ku Argjentina mundi Gjermaninë 3-2, Maradona dhe Lotar Mateus ndërruan si gjithmonë fanellat e tyre. Por tashmë fanella që Maradona veshi në 86′ është rikthyer në shtëpi falë mikut të tij.

ederata Argjentinase e Futbollit përmes një postimi në Twitter shprehen se janë të lumtur që veshja që hyri në histori do të jetë në Muzeun e Argjentinës.

“Fanella e përdorur në finalen e Kupës së Botës 86 nga legjenda jonë Diego Armando Maradona u kthye në vend. Po, ajo u kthye në Shtëpinë e Futbollit Argjentinas. Armatura, relike dhe thesari i një prej eksponentëve tanë më të mëdhenj të futbollit botëror,” tha ai.

Kujtojmë se, pavarësisht rivalitetit historik sportiv mes Argjentinës dhe Gjermanisë, Diego Maradona dhe Lotar Mateus kishin një marrëdhënie të shkëlqyer jashtë fushës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit