-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Me fat që e kam njohur”, Meghan Markle flet për herë të parë për vdekjen e mbretëreshës

Kryesoret

Meghan Markle ka folur për herë të parë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

“Ndihem me fat që e kam njohur”, tha ajo për Variety në një intervistë të botuar të mërkurën.

“Jam vërtet mirënjohëse që kam qenë në gjendje të jem me burrin tim, , për ta mbështetur atë, veçanërisht gjatë asaj kohe,” vazhdoi ajo.

Ish-aktorja e quajti Elizabeth “shembulli më i ndritshëm i … lidershipit femëror”, duke shtuar, “Ndjej mirënjohje të thellë që kam qenë në gjendje të kaloj kohë me të dhe ta njoh atë”.

Ajo vuri në dukje se ndërsa “ka qenë një kohë e ndërlikuar”, Harry ka mbetur “gjithnjë optimist” dhe thotë: “Tani ajo është ribashkuar me burrin e saj, [Princ Philip]”.

Harry nxitoi pranë gjyshes së tij në mëngjesin e 8 shtatorit pasi dëgjoi lajmin se shëndeti i saj po rëndohej, por ai mbërriti disa orë pasi ajo vdiq atë pasdite.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit