Ish-gjyqtarja e Korçës, Mimoza Margjeka, e cila akuzohet nga SPAK se ka marrë 6 mijë euro ryshfet për të liruar nga burgu një persona, i cili transportonte emigrantë të paligjshëm.
Ndërmjetës në këtë çështje ka qenë bashkëshorti i saj Arben Cara, ky i fundit ka paraqitur disa kërkesën me pretendimin që përgjimet dhe procesverbalet e mbajtura në 27-29 korrik të vitit 2020 janë të pavlefshme.
Cara është shprehur se drejtori i Operacionales nuk ka respektuar ligjin dhe se procesverbalet nuk janë të firmosura nga grupet e vëzhgimit.
“Më 28.07.2020, ata kanë qenë në Korçë dhe në datën 29 është bërë procesverbali.
Të cilësohen të papërdorshëm transkriptet e bisedave të bëra nga oficeri i policisë pasi nuk është në kompetencë të tij. Po ashtu të merren për bazë transkriptet e bëra nga OPGJ i Prokurorisë së Përgjithshme”, ka deklaruar Cara.
Nga ana tjetër, ish-gjyqtarja është shprehur se prokuroria ka pasur presion për këtë çështje dhe ka qenë e qëllimshme.
“Kjo çështje do përfundojë me pafajësi, nuk besoj se ma ka bërë Prokuroria, por për shkak të një vendimit tim. Është bërë me qëllim goditja ime. Përgjimi, firma, aktet janë false, jam e befasuar”, tha ajo.
Gjykata ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e çiftët të bashkëshortëve.