“Nuk i tutemi fjalëve të kryeministrit. Edi Rama të mbajë premtimet që kishte që 5% e PBB do të ishte për arsimin në buxhetin e shtetit”. Kështu deklaruan sot pedagogët në ditën e tretë të bojkotit dhe protestës kundër qeverisë.
Rezistenca do të vazhdojë, tha kreu i sindikatës Sandër Kovaçi, që nesër njoftoi protestë kombëtare. Kovaçi akuzoi se kryeministri Edi Rama po u bën shantazh me deklaratën e djeshme që paralajmëroi që do u kontrollonte pasurinë.
“Nxjerrja e formës së vettingut tani është shantazh. Ka pasur mundësi 9 vite që është në qeverisje, ose pas grevës së studentëve për të bërë transparencë.
Profesorti deklaron të gjitha të ardhurat. Është shtresë nga e mesme, është kthyer në e varfër. Ka profesorë që mund të jenë edhe milionerë, por po flasim për masën e madhe që është e keqtrajtuar. 7% që tha ai nuk është as sa inflacioni, janë “kocka”” tha Kovaçi.