14 punonjës policie dhe civilë janë arrestuar në doganën e Krystallopigjisë, që është e palës greke në Kapshticë.
Akuzat që janë ngritur tyre janë për organizatë kriminale, falsifikim të rëndë dhe vepra të tjera penale.
Edhe pse policia shqiptare për këtë ngjarje nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani, nga përgjimet ka rezultuar se një person me emrin Hasan (që dyshohet se është shqiptar) ka pasur një rol të rëndësishëm në organizatë.
Duket se policët dhe doganierët e kishin pikasur këtë gjë dhe ata përdornin kode për emërtuar pasaporta dhe lekët.
Saktësisht pasaporta shqiptare ishte e koduar si qershia ose kartoni, po ashtu paratë ose pagesa ishte koduar si kafetë. Në skemë janë të përfshirë, taksistë nga të dy vendet, të cilët sillnin klientë në doganë që të kalonin me pasaporta të falsifikuara, doganierë dhe si bazë ata përdornin një mensë jashtë komisariatit.
Biseda e mëposhtme është tipike:
Polici: Hesht, hesht. … Shiko majtas e djathtas, të mos vijë njeri, të mos vijë njeri.
Oficeri i policisë: Të iki?
Polici: Jo, shiko majtas e djathtas, po të them, mos të vijë njeri, të mos vijë njeri dhe…
Në të njëjtën kohë, tregues është edhe biseda që një taksist i përfshirë ka zhvilluar me vajzën e tij, në të cilën ai ka treguar sa vijon:
Taksisti: Kam marrë 400 nga Hasani. 150 I dhashë.. “merr e vulose vetë”. 250 për mua… Pesë pasaporta u bënë, kjo.. jo katër pasaporta këtë muaj… Shkova t’i jap pasaportën brenda në mensë…
Vajza e shoferit: Ah. A e ruan për ju në mensë?
Taksisti: Domethënë e mban.. Merr 150 euro për çdo pasaportë.
Vajza e shoferit: Ah, a shkon pas kur t’i jepet rasti, kur shkon t’i tregojë kafen?