-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rreth 15 mijë banorë u larguan nga Khersoni

Kryesoret

Rreth 15,000 civilë në pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit jugor Kherson të Ukrainës janë “zhvendosur” larg vijës së frontit, tha të enjten Kirill Stremousov, një udhëheqës rajonal i mbështetur nga Moska.

“Tashmë rreth 15,000 banorë, pasi kanë dëgjuar rekomandimet e udhëheqjes së rajonit Kherson, janë zhvendosur në bregun e majtë të rajonit tonë,” tha Stremousov në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram. 

Zyrtarët pro-Moskë në Kherson të pushtuar  planifikojnë të zhvendosin deri në 60,000 banorë përtej lumit Dnipro, më tej në territorin e kontrolluar nga Rusia, mes frikës së një kundërofensivë ukrainase në frontin jugor. 

Kievi e ka hedhur poshtë atë që Stremousov dhe kolegët e kanë quajtur një “zhvendosje të organizuar” si “shfaqje propagandistike” dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të “frikësojë” banorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit