-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria qetëson shqiptarët: Nuk do të rikthehen vizat

Kryesoret

Ministria e Jashtme ka rrëzuar duke mohuar paralajmërimet e opozitës, se BE mund t’i rikthejë vizat për Shqipërinë pas fluksit të emigracionit. Dikasteri i drejtuar nga Olta Xhaçka tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se vendi ynë nuk rrezikon.

“Dëshirojmë të informojmë qytetarët që këto lajme janë krejtësisht të pavërteta. Ky lajm duket të jetë thjesht e vetëm produkt i interesave të caktuara në një moment kur në Bruksel është duke u diskutuar për të gjetur sa me parë dhe pa vonesa të tjera të pajustifikuara mundësinë për t’i njohur të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës.

Është për të ardhur keq, që një lajm i tillë i rremë, lehtësisht i verifikueshëm për mediat apo forcat politike, ka gjetur jehonë në sferën publike në Shqipëri.

Shqipëria është një partnere e besuar e BE dhe nëse ka shqetësime për rritjen e numrit të emigranteve të paligjshëm në të ashtuquajturën “rruga ballkanike”, ato janë trajtuar e trajtohen me seriozitet dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë.

Vendi ynë ka qenë i pari në rajon, qe ka nënshkruar marrëveshjen me Frontex dhe ka një bashkëpunim shembullor me të gjitha agjencitë e BE dhe vendeve anëtare në përballimin e emigracionit të paligjshëm. Fakti që në datën 3-4 nëntor, në Tiranë, do të mbahet Ministeriali i Ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE dhe Ballkanit Perëndimor është shprehje e këtij vlerësimi për punën tonë.

Ne garantojmë qytetarët shqiptarë se ata nuk rrezikohen aspak dhe në asnjë moment nga e drejta për të lëvizur pa viza në hapësirën e BE” mbyllet deklarata.

Opozita iu referua një memoje të qeverisë çeke që sugjeroi heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit