17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Delet do i numërojmë me satelit! Analistët do i fusim te akademia e çobejve

Kryesoret

Pasditen e sotme, Edi Rama ishte në Derviçan, Dropull. Me fermerët, ai diskutoi për disa nga problemet e banorëve të zonës.

Gjatë bisedës doli problemi i lejes së staneve që nga një vit, kryeministri kërkoi të bëhet 10 vite leja. Shefi i qeverisë u foli barinjve edhe për satelitët që do të lëshohen në orbitë.

Vjen policia, tha. E dëgjove? Policia shkon, nuk të lë të vendosësh hurin e stanit. Ai polici i zonës, që thotë më erdhi një ndërtues këtu dhe të “kap edhe unë pjesën time”.

E para kjo duhet liberalizuar dhe do ta bëjmë se është çudi e madhe. E dyta vij te sateliti. Janë gjëra aq të thjeshta dhe aq të shpejta, kur i sheh një sy lart, që nuk e di kush është kushëri apo me partinë tjetër.

Ai thotë kullota funksionon. Ai shkonte deri në 70 cm. Numëron delet. Kur i mbledh te vatha t’i numëron. Të ndihmon edhe për atë tjetrën, që nuk e bën as polici dhe as inspektori, që nuk bën punë të liga” tha Edi Rama.

Një merak kishte edhe për akademinë e çobejve, që premtoi ministrja Krifca dy vite më parë.

Unë mezi pres që kjo (ministrja Frida Krifca) të bëjë këtë akademinë e çobejve, që të ftojmë këta analistët, çobejtë pa dhen dhe tru, që të vijnë t’i fusim në këtë akademi, t’ia lëmë në dorë këtij mikut tek stani dhe të kuptojnë që çobejtë.

Nuk janë për t’u marrë për gojë, sepse jetojnë në lartësi të mëdha dhe jo si zvarranikët e klubeve të natës në Tiranë” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit