Kryeministri Edi Rama tha sot nga Gjirokastra se amnistia fiskale do të miratohet me cdo kusht. Ai tha se është duke biseduar me partnerët ndërkombëtarë që janë skeptikë. Por vendosmëria ishte e qartë. Madje, Rama nuk e kurseu ironinë dhe “thumbat” për ndërkombëtarët.
“Amnistinë fiskale do ta çojmë përpara. Kur u bënë këta që na tregojnë ne? Po këtë punën e zezë kush e ka shpikur, unë, qeveria ime? Në çdo vend. Punën e tyre në të zezë nuk mund ta legalizojnë. Paratë e bërë me punë nate nuk mund ta legalizojnë.
Patjetër që duhet bërë dhe do ta bëjmë. Jemi duke dialogur me partnerët. Po kur na thanë? Bëjeni, por jo për ata që punojnë tek ne. Dmth, paratë i doni atje? Këtu nuk mund të vijnë ëëë? Jo, mo, do i sjellin ata.
Nëse do ta kishim shpikur ne, dakord. Po këtë e kanë bërë shumë vende dhe shtetet e Amerikës. Ne do të bëjmë draftin, do të kërkojmë vota. Shpresoj që të ketë njerëz normal. Poshtë qeveria, por amnistia është për të gjithë. Dhe do të bëhet” tha ai. BE dhe disa vende kanë qenë dhe janë kundër nismës.