-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Të dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku socialist

Kryesoret

SPAK ka kërkuar dënimin me një vit burg të kryetarit të bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismaili për fshehjen e një dënimi në Greqi. Kryetari i bashkisë sot nuk ishte i pranishëm, ndërsa vendimi pritet që të merret pas dy javësh.

Ai akuzohet se ka fshehur të dhënat e një dënimi në Greqi para viteve 2000 në formularin e deklarimit kur kandidoi për kryetar bashkie.

Ai është i akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Kryebashkiaku i Mallakastrës u denoncua nga Partia Demokratike se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin në Greqi.

Vetë Qerim Ismailaj është shprehur se nuk kishte dijeni pasi nuk ka qenë asnjëherë në burg në Greqi dhe gjykatat atje kanë vendosur për të në mungesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit