Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën Penale të Tiranës dosjen e policit Ludjan Zaimi. Efektivi 25-vjeçar disa muaj më parë pas debateve vrau kolegun e tij Çaush Saliasi me shtatë plumba brenda komisariatit.
Tashmë tre janë vendimet që mund të marrë Gjykata Penale e Tiranës; ta çojë për gjykim, ta kthejë për plotësim, ose ta pezullojë që ka shumë pak shanse.
Ende nuk dihet nëse ish-polici Ludjan Zaimi do të kërkojë ose jo të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Por si ndodhi sherri?
Ludjan Zaimi pretendonte se bullizohej nga kolegu i tij Çaush Saliasi. Ata kishin pasur disa herë probleme mes tyre në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka pasur një përplasje verbale midis tyre dhe për këtë arsye, Ludjan Zaimi mori pistoletën e shërbimit dhe qëlloi në drejtim të kolegut duke e vrarë.