-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

41-vjeçari kapet me metadon, policia vë në pranga 5 persona

Kryesoret

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka vënë në pranga 5 persona këtë të premte.

Një 41-vjeçar u kap me metadon gjatë kontrollit të policës. Po ashtu një 60-vjeçar u arrestua pas denoncimit për dhunë në familje.

3 shofer ranë në pranga pasi po drejtonin mjetin nën efektin e lëndëve narkotike ose të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan shtetasin I. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike Metadon.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin B. B., 60 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • S. P., 67 vjeç, banues në Fushë-Krujë dhe T. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre, nën efektin e alkoolit;
  • E. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit