-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarmante, OBSH: Gati 500 milionë njerëz pritet të preken nga sëmundjet e zemrës

Kryesoret

Sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti, depresioni, demenca janë sëmundjet më të shpeshta që prekin njerëzit sot në botë. Sipas OBSH-së gati 500 milionë njerëz janë prekur nga këto sëmundje në mbarë botën në vitet 2020-2030.

Dhe kjo është kryesisht për një arsye: Sepse ata nuk bëjnë aktivitet fizik të mjaftueshëm. Rekomandohen të paktën dy orë e gjysmë në javë

Sipas rekomandimeve të OBSH-së, të rriturit duhet të angazhohen në të paktën 150 minuta aktivitet fizik, ose dy orë e gjysmë në javë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht stërvitje intensive, që ecja me biçikletë ose ecja me shpejtësi ndihmon për të qenë në formë më të mirë dhe për të parandaluar sëmundjet. Por edhe kaq, shumë njerëz nuk i bëjnë, veçanërisht në vendet e pasura.

OBSH ka llogaritur se në vendet e varfra nuk kanë aktivitet fizik të mjaftueshëm pak më shumë se 16 për qind të njerëzve, ndërsa në vendet me të ardhura të larta shifra është dy herë më e lartë.

Gjermania ka performance të dobët

Rezultatet e Gjermanisë janë shumë të dobëta në krahasim me mesataren e vendeve të tjera: 44 për qind e grave dhe 40 për qind e burrave mbi moshën 18 vjeç duhet të jenë më aktivë, sipas OBSH-së.

Situata është veçanërisht shqetësuese tek të rinjtë në Gjermani: 88 për qind e vajzave dhe 80 për qind e djemve nuk bëjnë mjaftueshëm aktivitete fizike. Pandemia e Covid-19 e përshpejtoi më tej tendencën drejt dembelizmit në aktivitetin fizik, analizon OBSH, e cila u kërkon vendeve anëtare të bëjnë më shumë për të përmirësuar rrugët e biçikletave dhe rrugët e këmbësorëve në qytete.

Nëse kjo situatë nuk ndryshon sipas OBASH-së mjekimi i njerëzve të sëmurë nga këto sëmundje do të kushtojë rreth 300 miliardë dollarë deri në vitin 2030./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit