-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditja e dytë/ Kapen “agjentët” në Tiranë që zhvatën të huajt (Skema e mashtrimit)

Kryesoret

Policia brenda 24 orëve ka goditur një tjetër grup që mashtronin të huaj përmes call center në Tiranë duke u zhvatur mijëra euro. U arrestua administratori i një call center dhe një punonjëse (operatore), të cilët mashtronin të huajt, nëpërmjet telefonit për të investuar në bursa fiktive.

Shpallet në kërkim pronari i subjektit të paregjistruar në organet tatimore. Sekuestrohen 9 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

– S. N., 24 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center;

– R. S., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e punësuar si operatore në këtë subjekt.

U shpall në kërkim pronari i subjektit B. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se S. N. administronte një subjekt privat call center, me pronar B. H., në zonën e Pazarit të Ri. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishte e punësuar si operatore R. S., e cila, së bashku me administratorin, telefononin të huajt, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit