Arsenali ka arritur të fitojë 1-0 në shtëpi ndaj PSV. Ndeshja e Europa League ishte mjaft e luftuar, por në fund ata që dolën me 3 pikë janë Gooners.
Minuta e 71-të do sillte golin e Granit Xhakës. Mesfushori me origjinë shqiptare nuk do falte para porte, pas një assist të Tomiyasu.
Londinezët kryesojnë grupin me 12 pikë. PSV ka 7 pikë. Kujtojmë që në të njëjtin grup janë edhe Bodo/Glimt me Zurich që kanë përkatësisht nga katër dhe zero pikë.