Mbrëmjen e kaluar, policia është vënë në ndjekje të 32-vjeçarit, me qëllim identifikimin e dokumentave.
Ai pasi ka shfaqur probleme shëndetësore është dërguar në spital nga ku edhe ka ndërruar jetë
Mësohet se viktima është Lear Kurti.
Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se efektivët e kanë ndjekur të riun që ka tentuar të shpëtojë prej tyre dhe pasi është kapur në zonën e Don Boskos, e kanë shoqëruar në Komisariat, ku ai dhe ka shfaqur probleme shëndetësore.
“Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.” thekson AMP.