-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është “bosi” i Lushnjes me apartament 270 mijë euro?

Kryesoret

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Lushnjes ka sekuestruar një apartament me vlerë 270 000 euro, i dyshuar i përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Apartamenti është në pronësi të 32-vjeçarit me inicialet M.K. Më parë ai ka qenë i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Nga veprimet hetimore, sipas prokurorisë rezulton se pasuria e 32-vjeçarit ka si burim veprimtari kriminale.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i një pasurie të paluajtshme (apartament në Tiranë), me vlerë 270 000 euro.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të lidhur me të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit