Bella Hadid ka folur për thashmet që po qarkullojnë për marrëdhënien e motrës së saj Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio-s.
Supermodelja mendon se motra e saj e madhe është “shumë e mirë” për Leon. Mendimin e saj sipas burimeve nga mediat e huaja e përforcon edhe mënyra se si ai u hodh drejt Gigi-t, në dukje pa menduar për të dashurën e tij të mëparshme, detaj që nuk i lë përshtypje të mirë Bella-s.
“Shqetësimi i saj është se Gigi mund të përfundojë e lënduar dhe e turpëruar,” shtoi burimi.
Thuhet gjithashtu se Bella Hadid mendon se Gigi Hadid duhet të përqendrohet në rolin e saj si nënë dhe të mos merret me një nga “ndjekësit më të mëdhenj të modeleve të Hollywood-it”. Megjithatë, i njëjti burim pohoi se Gigi do të vazhdojë të shoqërohet me Leonardo DiCaprio-n edhe pse pjesa tjetër e familjes së saj “nuk e pëlqen atë”.
Megjithëse ky burim pretendon se pjesa tjetër e familjes Hadid nuk i pëlqen Leo dhe Gigi së bashku, një tjetër më parë pohoi se mami Yolanda është e lumtur për këtë.
Thuhej se nëna e Gigi-t është e kënaqur që vajza e saj po largohet nga Zayn Malik, dhe po del me aktorin e Titanikut, me të cilin Yolanda ishte dashuruar.
Përveç Bella Hadid, edhe babai i Gigi Hadid ka folur për marrëdhënien e të bijës me DiCaprio-n. Mohamed Hadid i mohoi haptazi thashethemet, por tha se i pëlqen aktori.