-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vdiq në duar, Prokuroria: Policët në rregull, kishte gëlltitur qesen e kokainës

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore së bashku me Prokurorinë kanë dal në konkluzion se nga ana e uniformave blu nuk kishte asnjë veprim në shkelje me rregullat e shoqërimit të Laer Kurtit.

Ato janë shprehur se Kurti ka ndërruar jetë si pasojë e gëlltitjes së qeses me kokainë

“Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar i gjithë itenerari dhe veprimet e punonjësve të Policisë nga momenti kur shtetasit i kërkohet të identifikohet deri në shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të policisë Nr 3.

Ky itenerar pasqyrohet në pamjet filmike të admnistruara nga 5 kamera të vendeve të ndryshme, deklarimet e personave të pranishëm, mes tyre dhe dy shtetas shokë të viktimës, si dhe nga deklarimet e punonjësve të Policisë.

Nga veprimet hetimore në vazhdim janë dhe këqyrja e kufomës në prani të stafit mjeko-ligjor, nga e cila nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune,” ka njoftuar AMP.

Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit