Instalacioni në kryeministri nuk do të bëhet. Të paktën për momentin. Ose sa të mbarojnë zgjedhjet. Qeveria është tërhequr duke pezulluar tenderin 3.7 mln euro. Instalacioni me strukturë druri në oborrin e brendshëm të kryeministrisë shkaktoi debate të shumta brenda vendit, ndërsa jehona e lajmeve arriti deri në Gjermani.
Fondi shqiptar i zhvillmi ka pezulluar garën, por nuk ka bërë të ditura arsyet e këtij pezullimi. Kur u shpall. Vetë Edi Rama u justifikua dhe deklaroi se nuk bëhej fjalë për një vepër arti por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise punë.
Por në dokumentet e tenderit thuhet se energjia e rinovueshme është në funksion të parkut, për ndriçimin e tij. Po ashtu mbledhja e ujit të shiut, është në funksion të bimëve të instalacionit. Nuk dihet se kur do të hapet përsëri tenderi dhe çfarë do ndryshojë në kriteret e tij pasi nuk bëhet fjalë për anulim të tij por vetëm për pezullim.