-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skema+emrat/ Batërdia me pronat në jug, 24 zyrtarë para drejtësisë për 8 mln euro

Kryesoret

8 milionë euro prona në bregdetin e Dhërmiut, Gjilekës, Jalit dhe Livadhit janë vendosur nën sekuestro nga prokuroria pas hetimeve dhe zbulimit të falsifikimeve nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit në Kadastrën e Vlorës. Janë 24 persona, mes të cilëve ish zyrtarë të lartë vendorë janë vënë nën akuzë nga Prokuroria e Vlorës për tjetërsimin e rreth 60 mijë metrave tokë në bregdetin e Himarës. Ish-kryetari i Këshillit të qarkut, rezulton mes personave të përfshirë në aferën e vjedhjes së pronave. 6 persona janë vënë në pranga me masë sigurie, arrest me burg, 8 do të hetohen në arrest shtëpie dhe 8 të tjerë në gjendje të lirë sipas një vendimi të Gjykatës së Vlorës. 2 persona janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të Koduar “Formulari”. Hetimet nisën një vit më parë pas vjedhjes së inskenuar të arkivës së Këshillit të Qarkut për të mbuluar një hetim të ngjashëm.

Arrest në burg

  1. Vasillo Mëhilli
  2. Artur Duni
  3. Arqiela Veizi
  4. Spiro Dhima
  5. Ilia Gjikopulli
  6. Denis Kokaveshi
  7. Petro Leka

Arrest në shtëpi

  1. Andrea Gjezo
  2. Ilia Ruçi
  3. Spiro Leka
  4. Dhimitri Leka
  5. Niko Leka
  6. Anesti Dhimojani
  7. Angjello Gjoka
  8. Jani Marko

Detyrim Paraqitje

  1. Pavllo Xani
  2. Epamimonda Beleri
  3. Angjello Gjoka
  4. Sofia Beli
  5. Aretusha Leka
  6. Antigoni Andruco
  7. Jani Zbogo
  8. Mihallaq Ruci
  9. Gjyzela Alibeaj

Në kërkim

  1. Ilia Gjikopulli
  2. Petro Leka

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit