Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar pasi ka tentuar të përdhunoj një 23-vjeçare.
Në njoftimin e policisë thuhet se S. C 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, u arrestua për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Kjo pasi një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.