-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç në siklet: Presioni ndaj Serbisë po rritet, Perëndimi kërkon që “saga e Kosovës” të përfundojë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sonte se situata në lidhje me Kosovën është e komplikuar dhe se presioni ndaj Serbisë do të rritet, sepse të gjithë duan që të përfundojë “saga e Kosovës”. Vuçiç tha se përderisa ai është president i Serbisë, nuk do të përsëritet viti 1999. “A njihni një nënë që do ta çojë në luftë djalin e saj?”, ka pyetur ai.

Vuçiç, siç raporton “Euronews Serbia”, tha se ka shumë pika rreziku, “por se neve na takon të ruajmë paqen dhe të bëjmë gjithçka në këtë çështje”.

Duke folur për propozimin e Gjermanisë dhe Francës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Vuçiç ka përsëritur se ka refuzuar ta marrë dokumentin, sepse, sipas tij, përfaqësuesit në takimin me të i kanë thënë se dokumenti është sekret.

Vuçiç të premten mëngjes do të takohet me ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Ai shton se në atë dokument kërcënohet me një “’rrahje’ të rëndë për palën penguese” dhe tha se në vitin 1999 ky vend mori “rrahjen” më të keqe të mundshme. Më tej Vuçiç tha se përderisa ai është president i Serbisë, nuk do të përsëritet viti 1999.

Presidenti serb ka thënë se BE-ja do të jetë e gatshme t’i ofrojë rrugë më konkretet dhe të shpejtë të anëtarësimit, nëse Serbia pajtohet me një marrëveshje për Kosovën.

Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht. Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë nuk e kanë konfirmuar ekzistimin e një dokumenti të tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit