Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka dorëzuar sot në Kuvend dy amendamentet për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit.
Gjatë fjalës së tij Balla tha se është e papranueshme që persona që kanë ndihmuar regjimin komunist të jenë në krye të partive më të mëdha pulitke e madje të emërohen dhe presidentë.
“Këto dy nisma do të depozitohen sot zyrtarisht dhe do të futen në procesin e diskutimit dhe të kalendarit të kuvendit. Duhet një shumicë e cilësushme dhe besoj se PD është e gatshme të bashkëpunoj. Është e papranueshme që perona me një të shkuar të tillë të shkojnë deri në presidencë” tha Balla.