Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve ka reaguar në lidhje me mbylljen e biznesit të Agron Shehajt.
Ai u shpreh se qeveria ka mbyllur sytë për katet pa leje të Salillarit dhe i ka vënë shiritin një objekti të pafajshëm.
“Sot po më tregonte një demokrat; hapa një derë në dyqanin tim, gjithçka në lidhje të plotë organike, ja mbinë katër inspektorë. Ndërtim pa leje në një kohë kur shtohen pallatet e salillarëve, shtohen 14-15 kate pa pyetur fare dhe nuk thotë asgjë. Përkundrazi, ata janë klientelë e qeverisë dhe ky është një demokrat.
Tjetrit i vendoset shiriti i krimit, vetëm pse është deputet i PD-së, vetëm pse ke vendosur ndërmarrjen, ke marrë me qira një ndërtim pa leje, paçka se ai ishte me dokumente si të gjithë objektet e tjera.
Ministri del e bën show për pallatin ngjitur me shtëpinë e tij, të nesërmen pallati ngre edhe një kat tjetër,” u shpreh ai.