Një incident ka ndodhur gjatë protestës së sotme për vdekjen e Lear Kurtit në duart e policisë.
Nertila Haxhia, një aktiviste që po protestonte në sheshin para Ministrisë së Brendshme, kur ka humbur ndjenjat. E reja është rrëzuar mes qytetarëve, teksa fliste për Kurtin.
“Ju lutem, unë jam kriminologe, Lear Haxhiu është vrarë, nuk ka vdekur. Unë po i them policisë së Shtetit, po i jap një mesazh, kam një vëlla, 18 vjeç, i them që…” tha Haxhia dhe humb ndjenjat.