-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sa do vazhdojë kjo çmenduri”/ Protestuesi për vdekjen e Lear Kurtit, i drejtohet policëve: Ju jeni vrasës!

Kryesoret

‘Edhe një tjetër vrasje nga Policia e Shtetit’. Kjo ka qenë parulla e protestueseve të sotëm pranë Ministrisë së Brendshme. Një prej tyre u shpreh se rasti është i ngjashëm me atë të Klodian rashës, të riut që hubi jetën ndërsa theu orën policore në dhjetorin e vitit 2020.

“E mbani mend që në dhjetor 2020 banditët me uniformë vranë Klodian Rashën, pasi e vranë i hodhën fajin duke i lënë një armë aty. Pastaj doli e vërteta se si banditi me uniformë e kishte vrarë të riun që po mundohej të shpëtonte nga dhuna që kishte në mendje. Sepse theu orën policore. Sot jemi në të njëjtat kushte. Banditë me uniformë vrasin një të ri. nuk mund të pranojmë që shteti mafioz  e kriminal të ushtrojnë dhunë fizike. Të reagojmë. E mbani mend sa frikë kishte Rama në 2020 për tu përballur me revoltën popullore, Nxori RENEA-n, sepse pushteti i tij i kalbur është bazuar në vrasje. Vrasin çdo ditë, ndaj them poshtë komunizmi. Ju jeni vrasës e këtë e dinë i madh e i vogël, e dini edhe ju. Ne duhet ti themi boll kësaj paçavureje. Të reagojmë për jetët tona”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit