-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti refuzon paktit gjermano-francez? Abazi: Asnjë marrëveshje nuk shkel mbi ligjin

Kryesoret

Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Kosovës, Haki Abazi, i cili ka qenë edhe zv.kryeministër i Albin Kurtit, që ka folur pas publikimit të variantit për asociacionin e komunav serbe të nxjerrë në të gjitha mediat e rajonit.

Abazi, Siç shkruan Nacionale, ka mohuar se draft-statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i cili është publikuar dje, është propozim gjerman.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të pranojë asnjë asociacion që shkel Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Nuk ka propozim gjerman, nuk mund të ketë asnjë propozim me emra të tjerë. Në fakt ka vetëm një propozim është asociacioni i komunave i cili duhet të formohet bazuar në ligjet ekzistuese të vendit. Nuk ka asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe kushtetutën e vendit. Nuk mundet një shtet që ka bërë gjenocid në të kaluarën të vendosë kushte për qytetarët e Kosovës. Do të duket qesharake që një shtet që ka vrarë fëmijë e gra tenton të jetë garantues demokratik i të drejtave të serbëve në Kosovë, kjo është paradoksale”, ka thënë Abazi, në një konferencë për medie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit