Kylie Jenner ka pranuar se ka përjetuar “baby blues” pas lindjes së djalit.
Gjatë episodit të fundit të The Kardashians, 25-vjeçarja u hap me motrën e saj më të madhe Kendall Jenner për mënyrën se si ajo kishte një kohë “shumë të vështirë” pas lindjes së fëmijës së saj të dytë.
“Kam qarë pa pushim gjatë gjithë ditës për tre javët e para. Është vetëm bebe blues dhe më pas ikën disi. E kam pasur edhe me Stormin,” ndau ajo, duke shtuar se ndonjëherë qante aq shumë sa kishte kokë dhembje.
“Unë nuk jam mjeke, por lexova në Google që e quajnë “baby blues” kur nuk i kalon gjashtë javë. Pas rreth gjashtë javësh, fillova të ndihem më mirë, por padyshim që pata një periudhë të vështirë .”
Pas lindjes, shumë gra përjetojnë “baby blues” ose humor të ulët si pasojë e ndryshimeve të papritura hormonale dhe kimike në trup. Ai ndryshon nga depresioni pas lindjes, ku një nënë e re fillon të luftojë me depresionin dhe ankthin në rritje, mes simptomave të tjera.