-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusët nuk “i ndahen” Khersonit

Kryesoret

Ushtria ukrainase bëri të ditur të premten se Rusia ka dërguar mijëra trupa të rekrutuar së fundmi për të përforcuar mbrojtjen e rajonit jugor të Hersonit, ku forcat e Kievit kanë bërë përparime të konsiderueshme në ofensivën e tyre për të rimarrë territorin e pushtuar nga Moska.

“Deri në 2000 rekrutë rusë mbërritën në rajonin e pushtuar të Hersonit për të zëvendësuar humbjet dhe për të forcuar njësitë në vijën e kontaktit,” thuhet në një deklaratë për shtyp të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.

Ukraina po përpiqet t’i shtyjë drejt lindjes forcat ruse në Herson, përtej lumit Dnipro që kalon mes rajonit. Ushtarët rusë në bregun perëndimor, ku ndodhet qyteti i Hersonit, thuhet se janë pranë shkëputjes nga linjat e furnizimeve dhe të përforcimeve.

Të premten më 21 tetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i bëri thirrje Perëndimit që të ndalojë Rusinë së shpërthyeri një digë të madhe që do të përmbyste një pjesë të Ukrainës jugore./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit