Ditën e sotme Gjykata e Tiranës dënoi me 12 vite në total nga 6 secilin dy francezët Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam dhe shpalli të pafajshme Jennifer Chollet për akuzat e falsifikimit të 1.2 mln eurove.
Prokuroria kërkoi 27 vite burg për 3 të pandehurit me shtetësi franceze të cilët akuzohen për futjen e qindra mijëra euro të falsifikuara në vendin tonë.
Nga 9 vite burg, ndaj Ngakam dhe Nkeh, zbriti në 6 për secilin për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe gruaja u shpall e pafajshme.
Francezët mohuan akuzat për futjen në Shqipëri të mijëra eurove të falsifikuara dhe kanë kërkuar pafajësi.