Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Krujë, ku një i ri është gjetur i pajetë. Viktima është Indrit Ndoji.
Ai është gjetur nga familja në një kanal pranë shtëpisë në lagjen “Bakishe Visha” mëngjesin e sotëm.
Familja thotë se nuk kanë konflikte dhe se mendojnë se djalin e kanë vrarë diku tjetër dhe më pas trupin e hodhën aty.
“Indriti lëvizte gjithnjë me biçikletë prandaj mendojmë se ai mund të jetë vrarë diku tjetër dhe është hedhur aty pasi biçikleta nuk është në vendngjarje” thanë familjarët.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur nga ndonjë konflikt i çastit pasi i riu nuk raportohet të ketë konflikte apo hasmëri.
Një vit më parë ai është arrestuar për trafik emigrantësh.