-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vdiq në duar, policët tregojnë momentet e fundit të të riut: Po nxirrte shkumë…

Kryesoret

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka pezulluar për 3 ditë 3 policët që shoqëruan viktimën Lear Kurti në mbrëmjen e së mërkurës në Komisariatin numër 3.

Me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku u pezulluan tre efektivët që ishin pjesë e patrullës që shoqëruan Lear Kurtin mbrëmjen e së mërkurës.

Mësohet se për tre efektivët D.H, S.N dhe E.S është marrë masa për pezullim nga detyra për tre ditë, masë administrative për shkak të vijimësisë së hetimeve mbi rastin.

Policët kanë deklaruar për mediat se i riu nxorri shkumë nga goja në momentin që ndodhej në komisariat dhe ata lajmëruan menjëherë ambulancën për ta transportuar në spital.

“Pas shoqërimit në komisariatin nr 3 ai ka nxjerrë shkumë nga goja. Ata lajmëruan menjëherë ambulancën dhe kanë tentuar t’i japin ndihmë mjekësore dhe autoambulca e ka shoqëruar në gjendje të rëndë, por i riu nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën”.

Policët janë marrë në pyetje. Ata janë shprehur se ndaj të riut nuk është ushtruar dhunë kategorikisht dhe gjithçka është filmuar nga kamerat e komisariatit./voxnews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit