Shoqëria Civile ka njoftuar se do të mbahet një protestë për vdekjen e Laer Kurit 32vjeç. Thirrja është bërë nga rrjetet sociale.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se e mbështet këtë protestë e cila do të mbahet të Ministria e Brendshme, në orën e 20:00.
Ai shkruan në Facebook, “U mbush kupa, boll me dhunë policore. Në orën 20:00 do të zhvillohet protesta, ju bëj thirrje të rinjve të marrin pjesë”.