Partizani fitoi sot 1-4 me Teutën në “Niko Dovana”. Goli i katërt për Partizanin u shënua nga Xhuljano Skuka. Sulmuesi ia dedikoi golin dajës së tij të vrarë katër ditë më parë në Londër.
Në një sherr mes të rinjve të ndodhur në Leytonstone, në Londrën lindore, 27 vjeçari shqiptar u qëllua me thikë pasi u fut në një sherr ku u përlesh miku i tij. Sipas medieve të huaja shqiptari ishte Lumturi Zeqja, që përkon me dajën e sulmuesit Skuka.
Goli i shënuar nga dibrani ishte pikërisht për të, me Skukën që kishte poshtë fanellës një foto të stampuar me imazhin e të ndjerit. Me duart drejtuar nga qielli, Skuka ia dedikoi golin të afërmit të vrarë në Londër.